cover

Download Songs E Diela Shqiptare Ka Nje Mesazh Per Ty Pjes only for review course, Buy Cassette or CD / VCD original from the album E Diela Shqiptare Ka Nje Mesazh Per Ty Pjes or use Personal Tone / I-RING / Ring Back Tone in recognition that they can still work to create other new songs. DMCA Removal Requests Send to
Download Full Album songs E Diela Shqiptare Ka Nje Mesazh Per Ty Pjes Click Here

Title : E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (10 qershor 2018)
Description : Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-39-sezoni-10/

Nuk thonë kot se kush gjen një mik, gjen një thesar. Mark Ndoj nga Puka ka gjetur një mik italian si Masimo dhe një thesar prej vërteti. Nga një emigrant i thjeshtë në kufinjtë e mbijetesës, ai sot ka në dorë pasurinë e mikut të tij, që është një sipërmarrës i suksesshëm në kryeqendrën e Italisë.

Mark Ndoj është një nga ata shqiptarët e shumtë që ka provuar ta ndërtojë jetën jashtë Shqipërisë që në fillim të viteve ’90, atëherë kur largimi ishte e vetmja shpresë për të mbijetuar në një vend të rrënuar ekonomikisht.

Të gjitha vuajtjet e tij janë shpërblyer sepse sot ai mund të quhet pa frikë si një nga shqiptarët më me fat. Kur thuajse të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen ishin shuar, ai gjeti një mik të vërtetë, i cili i ndryshoi tërësisht jetën.

Tek “Ka një mesazh për ty” në TV Klan ai tregoi historinë e njohjes me Masimon, një sipërmarrës i suksesshëm italian në fushën e hotelerisë. Prej disa vitesh Marku është bërë krahu i djathtë i tij dhe ftesa për ta falenderuar në program ishte më e pakta që mund të bënte për të. Por si nisi aventura e Markut?

Që në vitin 1992 ai provoi të ndjekë të njëjtat shtigje të rrezikshme si mijëra shqiptarë të tjerë, duke kaluar ilegalisht nëpërmjet maleve drejt Greqisë. Sa herë prekte tokën helene, ai binte pre e torturave të ushtarëve grekë. Si për të mos harruar kurrë ato momente të hidhura, tre brinjë të thyera e kthejnë në kohë sa herë që ndryshon moti apo bën ndonjë sforcim fizik. Pas 7-8 viteve tentativash të dështuara, Marku vendosi të heqë dorë përfundimisht nga Greqia...
Download as MP3 | Download as MP4 | Fast Download